Qeveria daneze dërgon në pushim ata që agjërojnë Ramazanin


Ministrja daneze, Inger Stojberg, e njohur për pikëpamjet e saj kundër migracionit, ka ftuar këtë të hënë besimtarët myslimanë që të marrim pushim nga puna në kohën sa agjërojnë Ramazanin, duke thënë se kjo praktikë është “e rrezikshme për të gjithë ne”.

Komentet nga ministrja për Migracion dhe Integrim – anëtare e Partisë Liberale të qendrës së djthatë, vijnë pikërisht në muajin në të cilin gjithë besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim, që ka nisur javën e kaluar, shkruan neëindianexpress.

“Thërras gjithë myslimanët që ta lënë punën gjatë muajit të Ramazanit për t’ju shmangur pasojave për të gjithë shoqërinë”, ka shkruar Stojberg në një kolumnen për tabloidin BT.

“Pyes nëse një urdhër fetar që thërret në respektimin e një shtylle të vjetër 1400 vjeçare të Islamit është në përputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që ne kemi në Danimarkë”.

“Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne”.

Baby Boo