Qeveria, çmim shtetëror për Ditën e Alfabetit shqip


Deputetët, Artan Grubi, Ejup Halimi, Muhamet Zekiri, Goran Misovski, Aleksandar Kiracoski, Hari Llokvenec kanë parashtruar një propozim për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, me procedurë të shkurtër. Me këtë propozim, deputetët kërkojnë që të futet çmimi shtetëror “22 Nëntori” kur bëhet shënimi i “Ditës së alfabetit shqip”, njofton Medial.mk.

Sipas deputetëve, propozimi për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, që “22 Nëntori” të futet në listën e Ligjit për çmime shtetërore, vjen me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Ndërkaq, Propozim-Ligji ë fjalë është dërguar më 3 Maj në arkivin e Kuvendit të Maqedonisë.

Baby Boo