Qeveri: Të gjitha konkludimet për marrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim vlejnë derisa vendi është në gjendje të jashtëzakonshme


Të gjitha konkludimet, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, informuan sot nga Qeveria.

“Qeveria në seancën e 25-të nga 21 marsi i vitit 2020, përveç konkludimeve të miratuara, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19, solli edhe konkludim me të cilin konfirmohet se të gjitha konkludimet e sjella në Qeveri me të cilat jepen masa, rekomandime dhe drejtime për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të formuara nga shteti, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritare.

Nga Qeveria u sugjerojnë njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridikë nga njësitë e vetëqeverisjes lokale , si dhe sektori privat se të gjitha konkludimet, masat, drejtimet dhe rekomandimet në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Baby Boo