QENTË TMERROJNË QYTETARËT, PREMTOHEN NDRYSHIME LIGJORE


Qentë endacak kanë filluar të paraqesin një dukuri shqetësuese për qytetarët e Maqedonisë. Kjo problematikë daton prej vitesh, mirëpo shumë pak është punuar në këtë drejtim nga institucionet kompetente. Në shumë komuna, si në komunën Qendër, atë të Çairit, në qytetin e Kumanovës, Tetovës, Kërçovës, kohët e fundit janë regjistruar shumë raste të kafshimit nga qentë endacak. Mbrëmë u regjistrua edhe një rast tjetër, por i cili ishte fatal, pasi vajza 17 vjeçare duke ikur nga qeni, kishte rënë në lumin Vardar, ku dhe u gjet trupi i pajetë i saj. Por, ky nuk është rasti i vetëm tragjik, pasi një vit më parë një katër vjeçar nga Kërçova kishte ndërruar jetë, pasi ishte sulmuar nga qentë endacak.

Lidhur me këtë problematikë, kryeministri i vendit Zoran Zaev duke shprehur keqardhje për rastin e mbrëmshëm, tha se zgjidhja qëndron në ndryshimin e legjislativës, e cila do të përmirësojë situatën ekzistuese. Zaev premtoi se edhe pse kjo çështje bie në kompetencë të komunave, shteti do të gjejë një mënyrë për t’u përballur me këtë situatë shqetësuese.

Zoran Zaev, kryeministër
“Tani mendojmë për ndryshimin e legjislativës në vend në një mënyrë më fleksibile, e cila do ti rrespektoj standardet ndërkombëtare…Këso qendra për përkujdesjen e qenve endacak në Maqedoni ka shumë pak. Në Shkup ka, por kushtet nuk janë të mira, duhet që t’i përmirosjmë ato kushte, por edhe në komunat e tjera duhet të gjejmë një mënyrë se si ta organizojmë këtë, që ti kapim qentë, që fatkeqësisht numri i tyre po shtohet dhe duhet që shteti të shfaq kujdes për këtë problem edhe pse kompetena bie tek komunat, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Kështu që një mënyrë është ndryshimi i legjislacionit”.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, e cila si organizatë ku participojnë të gjithë udhëqesit e komunave në vend, edhe pas shumë përpjekjeve, refuzuan që të komentojnë lidhur me atë nëse kanë ndonjë plan që do realizojnë komunat, për tu përballur me problematikën e qenëve endacak. Emine Ismaili

Baby Boo