Qentë sulmojnë 4 vjeçaren nga Tetova


Mbrëmê rreth orës 20:00 , 4 vjeçarja A.I duke shkuar mysafirë bashk me babain dhe xhaxhain në rrugën 183 në Tetovë është kafshuar nga qent endacak.
Vogëlushja menjëherë është dërguar në spitalin klinik në Tetovë nga ana e familjarëve dhe pas intervenimit nga mjekët është liruar për kurim shtëpiak.
Sipas familjarëve ekipet e policisë kanë shkuar në spital dhe kanë evidentuar rastin por nuk kanë shkuar edhe në vendngjarje thanë për Televizionin Koha familjarët e vajzës.
Kjo dukuri në qytetin e Tetovës është shtuar pasi qent endacak nuk janë vaksinuar dhe këtë muaj kemi mbi 10 kafshime nga qent në rajonin e pollogut.
Siç shihen edhe në foto shum qen endacak shëtitin lirshëm afër shtëpive që bën rezik shumë të madh për familjet tetovare pasi që fëmijët tanë nuk kan mundësi të lozin në lagjet e tyre sepse frigohen nga kafshimi i qenëve.

Baby Boo