Qentë endacak bëjnë kërdi në Shkup, për një ditë disa qytetarë të kafshuar!


Në pjesë të ndryshme të Shkupit dje ka pasur raste të kafshimit të qenve endacak. Qytetarët kanë denoncuar në polici dhe janë konstatuar këto raste:

Në Stacionin Policor Aerodrom, dje në ora 11:20, MA (26) nga Negotina, me banim në Shkup, ka raportuar se në rrugën Bojmija është kafshuar nga një qen endacak.

Në stacionin policor në Gazi Babë, dje në ora 10:50, DS (72) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në lagjen Hipodrom.

Në stacionin policor në Draçevë, dje në ora 19.30, ZA (71) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Branko Zarevski” është kafshuar nga një qen endacak.

Baby Boo