Qentë bëjnë qejf në spitalin e Podujevës


Në rrjetet sociale është publikuar një video ku në objektin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shihen disa qenë.
Videoja ka marrë mijëra komente dhe shpërndarje nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar qeverisjen e kryetarit të deritanishëm të Podujevës, Agim Veliun.

Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV’së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.
Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF’së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush.

Baby Boo