Qeni ndihet keq gjatë pushimeve në Itali, milioneri e dërgon në Moskë me avion privat


Qeni u ndje keq gjatë pushimeve, ndërsa i zoti i tij një pasanik rus, e nisi me avion privat për të vizituar sa më parë tek veterineri i besuar.

Pasaniku ndodhej me pushime në Itali, në Santa Margherita di Pula (Cagliari), bashkë me qenin e tij.

Një nga ditët e qëndrimit, qeni nisi të ndihej keq, kështu që milioneri i shqetësuar për të, e dërgoi me avion privat në Moskë, për kontroll të detajuar.

Një vendim i pazakontë, i cili në pak kohë bëri xhiron e botës.

Por manjati rus, duke dashur të mos ndërpres pushimet e tij, prenotoi një avion privat të klasit të parë vetëm për qenin, duke e nisur me urgjencë në Moskë, shkruan noa.al.

Mjeku konfirmoi se qeni ishte ndjerë keq prej ndryshimit të klimës dhe stresit, ku pas shërimit u kthye sërish në Itali, për të vijuar pushimet. Gjithë episodi i pazakontë, u shënua gjatë javës që po lëmë pas

Baby Boo