Qeni i qëndron afër vajzës së frikësuar…


Një qen besnik i ka qëndruar pranë një vajze të frikësuar gjatë fundjavës pasi ajo u zhduk në një fushë misri në Missouri. 3-vjeçarja u lagua nga shtëpia e saj pranë qytetit të Qulin rreth orës 20:30 të enjten.

Policia filloi kërkime me aeroplan por vajza nuk u gjet gjatë mbrëmjes.

Më shumë se 100 njerëz u bashkuan me policinë në operacionin e shpëtimit dhe u nisën të kërkonin një fushë misri të premten në mëngjes.

Vetëm pas orës 08:00 qentë e policisë filluan të lehnin dhe një qen i vogël filloi të lehte duke iu përgjigjur.

Kërkuesit e gjetën vajzën në fushën me misër ndërsa qeni i qëndronte pranë por nuk kishte dëmtime.

Vajza u dërgua në spital për kontroll mjeksor pastaj u dërgua në shtëpi.

Baby Boo