QËNDRIME RRETH ÇËSHTJES SHQIPTARE DHE REFERENDUMIT NË FYROM !


Medai Shaholli

Të nderuar pjesëmarrës të tryzës!

Në pamundësi për të marrë pjesë në tryzën e mbajtur
për çështjen e referendumit, po iu paraqes nga Brukseli pikëpamjet e mia mbi qëndrimet që duhet të mbajnë shqiptarët lidhur me këtë çështje.

Shqiptarët nuk kanë përse t’i përgjigjen me po ftesës për të dal në referendum që kryeministri Zaev ua adreson të gjithë popullatës në FYROM, sepse votimi pro marrëveshjes së Prespës dhe miratimi për eurointegrimet janë dy gjëra të ndryshme.
Ne shqiptarët, jemi pro integrimeve por me një kusht që në Bruksel të hym si shqiptarë dhe jo si maqedonas(sllavo-maqedonas)ashtu siç e parasheh marrëveshja mes FYROM-it dhe Greqisë, ku veç tjerash thuhet; Në pajtim me këto negociata, në mënyrë të ndërsjellë janë pranuar dhe dakorduar këto, si vijojnë:

а) Emri zyrtar i Palës së dytë do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të jetë emër Kushtetues i Palës së dytë dhe do të përdoret erga omnes, siç është paraparë me këtë marrëveshje. Emri i shkurtër i Palës së dytë do të jetë “Maqedonia e Veriut”.

b) Shtetësia e Palës së dytë do të jetë maqedonase/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të shënohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit.

c) Gjuha zyrtare e Palës së dytë do të jetë “gjuha maqedonase”, siç është pranuar në Konferencën e tretë të KB-së për standardizimin e emrave gjeografike, e mbajtur në Athinë në vitin 1977 dhe siç është e përshkruar në nenin 7, paragrafi (3) dhe paragrafi (4) i kësaj marrëveshje.

Me këtë ujdi në dokumentet zyrtare siç janë pasaportat dhe letrat e njoftimit , emri i qytetarit që do të shkruhet mbi ta do të jetë qytatarë “maqedonas”. Që të jetë turpi akoma më i më i madh, me këtë emërtim poshtërues që po përdhos dinjitetin dhe identitetin kombëtar shqiptar janë dakorduar të gjitha subjektet politike shqiptare.
Kjo është marrëveshja që i emërton shqiptarët si
“maqedonas” e që subjektet politike shqiptare nxituan
ta quajnë si arritje historike në emër të integrimeve
europiane. Ata me këtë marrëveshje që nuk njeh,por denigron identitetin shqiptar në këtë shtet, hoqën dorë përfundimisht nga zotimet e mëparëshme programore dhe elektorale, për hir të interesave të ngushta të pushtetit dhe karrierës së tyre politike.

Me këtë marrëveshje të miratuar në Prespë, shqiptarët do të përfaqësohen një ditë në Bruksel, pa identitet dhe pa emër, por vetëm si maqedonas(sllavo-maqdonas) për shkak edhe të papërgjegjësisë së subjekteve politike shqiptare qofshin këto në opozitë apo në koalicionin qeveritar.

Servilizmi i shfrenuar i subjekteve politike shqiptare karshi politikës së pandryshueshme pansllaviste dhe antishqiptare të kryeministrit dinak Zaev, rezulton se në emër të integrimeve europiane këta subjekte, kanë pranuar të sakrifikojnë identitetin kombëtar të shqiptarëve në këmbim të favoreve të pushtetit politik dhe financiar. Ata (partitë politike shqiptare )në asnjë rast nuk e kanë ngritur çështjen e barazisë mes kombeve më të mëdhenj në këtë shtet të cilin, pala sllave nuk heq dorë nga hegjemonia dhe supremacia e të qenit komb i vetëm shtetformues. Shmangia nga zotimet e mëparshme dhe shqelmimi i Platformës Shqiptare i vë ata (subjektet politike shqiptare sidomos DUI i Ali Ahmetit) para përgjegjësisë, si akt i tradhëtisë së lartë kombëtare.

Në ndryshimet kushtetuese që mendohet se do të bëhen deri në fund të viti kryeministri Zaev, dhe qeveria e tij e koalicionit(së bashku me DUI-n e Ali Ahmetit dhe njërin krah të lëvizjes Besa) nuk parashohin që në këo ndryshime përfshirjen e emrit shqiptar dhe gjuhës shqipe,ato thjesht nuk do ta gëzojnë atë previlegj i të qenit komb i barabartë me sllavët edhe për shkak të papërgjegjëshmërisë së plotë me këto ndryshime nga subjektetet politike shqiptare të koalicionit qeverisës dhe jo vetëm.
Në të gjitha ndryshime kushtetuese që kanë ndodhur që nga pavarësia e FYROM-it e deri më sot, blloku sllavo-maqdonas ka ruajtur primatin dhe të drejtën e udhëheqjes së shtetit si shtet vetëm i tyre, që nuk njeh asnjë komb dhe gjuhë tjetër veç sllavishtes.

Formulimi që do duhej të paraqiste “dërzhavën” si përshkrim i ri në preambulë apo në nene të tjera ku do të thoshte se; “Maqedonia e Veriut është shtet i maqedonasve sllavë dhe i shqiptarëve si dhe gjuhë zyrtare është sllavishtja dhe shqipja”,për bllokun sllavo-maqedonas kjo paraqet fundin dhe zhdukjen e “shtetit të tyre” që e kanë ndërtuar mbi kurriz të shqiptarëve.Këto ndryshime dhe me këtë formulim të ri, ata duhet të heqin dorë nga një mentalitet të ndryshkur i nacional-shovenizmit sllav,për një të ardhme për të gjithë, nëse duan të ecin përpara dhe jo më me shqiptarë të nëpërkëmbuar por si të barabartë mes të barabartëve në në familjen e madhe europiane. Nëse këto marrëdhënie ata (blloku sllavo-maqedonas) duan t’i ndërtojnë mbi binarë të rinj që do të thotë, me përcaktimin dhe njohjen e statusit të barabartë politik të shqiptarëve me sllavët në kushtetutë, që janë e vetmja garancë për ekzistimin e këtij shteti të brishtë,në të kundërtën shqiptarët nuk mund të luajnë rolin e patericave në mbajtjen dhe ndërtimin e këtij shteti në kurriz të tyre.
Ndaj, dalja në referendum dhe votimi pro paraqet një bumerang për realizimin e interesave kombëtare shqiptare.

Intelektualët shqiptarët, veprimtarë të çështjes kombëtare,rinia studentore dhe atdhetarë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit,e kanë për detyrë për ta sqaruar dhe sensibilizuar çështjen e bojkotimit të referendumit si të padobishme për ne mendoj unë, sepse shqiptarët në BE dhe NATO duam të hynë me dinjitet si shqiptarë,me emër dhe identitet, dhe jo pa identitet dhe pa emër si maqedonas, ashtu siç parasheh marrëveshja e Prespës që la shqiptarët jashtë formulimit dhe renditjes si popull inekzistent.

Prandaj,që nesër mos të jetë vonë, shqiptarët kanë të drejtën e tyre si drita e diellit të mbrojnë identitetin kombëtar për mos t’u nëpërkëmbur dhe përdhosur nga pushteti dhe oligarkia sllave. Shqiptarët si popull asnjëherë nuk kanë pranuar vasalitetin e këtij pushteti despotik veç subjekteve politike apo ndonjë grupimi të vogël titist, sepse nuk janë lypsarë që nxitojnë pas kothereve të pushtetit. Ne kemi të drejtën legjitime të gëzojmë të drejtën e barazisë nacionale, brenda një shteti ku përbën afro 40 % të përbërjes së përgjithshme të tij.
Shqiptarët atdhetarë, jashtë çdo ndikimi politik duhet të angazhohen për t’u mbrojtur duke demaskuar me forcë çdo përpjekje që bëhet ndaj nesh përmes manipulimit dhe nënshtrimit me lojrat të ndyra politike mbi kurrizin tonë në emër të ngitjes lartë së flamurit të integrimeve europiane.Dalja në referendm dhe votimi pro paraqet vetëvrasje kolektive për shqiptarët si komb.

Mbështes dhe përkrah fuqishëm propozimin e paradokohshëm të z.Nijazi Muhamedi, për krijimin e një këshilli mbipartiak i cili do merrte atributet e garantit të ruajtjes dhe mbrojtjes së interesave kombëtare në FYROM.
Ky këshill do të mund të merrte vendime të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në këtë republikë si qytetarë të denjë dhe barabartë.

Baby Boo