Qëlloni këdo, Libia i shpall luftë Turqisë


Ushtria Kombëtare e Libisë, e cila është krahu i armatosur i qeverisë që sundon Lindjen dhe Jugun e Libisë ka marrë urdhër që të qëllojë ndaj çdo avioni apo anijeje turke në qiellin apo ujërat territoriale të vendit.

Urdhri i Gjeneralit Khalifa Haftar u publikua disa orë më parë me argumentin se qeveria turke kishte mbështetur me sulme ajrore me dronë islamistët që qeverisin në Tripoli pas aksionit të nisur prej ushtrisë së Haftarit në prill 2019.

“Ne konsiderojmë si objektiva legjitime çdo aniijë, avion apo dron të Turqisë në territorin tonë duke e cilësuar armik. Urdhërohet të qëllohet ndaj tyre pa paralajmërim, ndërsa kompënita strategjike turke do të sekuestrohen në territorin tonë. Po ashtu do të arrestohet çdo qytetar turk”, tha në një konferencë për mediat njëri prej komandantëve të ushtrisë së Haftarit.

Ky kërcënim është cilësuar si shpallje lufte nga forcat turke, të cilat deri më tani nuk janë përgjigjur, ndërkohë që Libia ka ndaluar edhe fluturimet civile ndaj kompanive turke.

Libia është në kaos tani me dy qeveri që kanë shpallur veten legjitime për të drejtuar vendin. Njëra qeveris në Tripoli dhe rrethina e përbërë kryesisht nga forca islamistësh të mbështetura ngë Turqia dhe Katari, kurse tjetra sundon në Bengazi dhe pjesën jugore të vendit. Këta të fundit mbështeten kryesisht nga Egjipti dhe Sudani.

Baby Boo