Qëllon me armë pranë rezidencës së Donald Trump, plagoset autori


Një person i paidentifikuar hapi zjarr gjate orëve të para të ditës në resortin e presidentit amerikan Donald Trump në Florida, ndërsa ka mbetur me pas i plagosur gjatë kundërpërgjigjes së policisë.

Burrit, që gjatë gjithë kohës bërtiste më të madhe e lëshonte deklarata kundër Trumpit, iu gjet me vete një pistoletë. Motivi i gjestit të tij ekstrem është i paqartë për momentin.

Kliko per me shume info
Efektivet e policisë kanë arritur ta neutralizojnë shpejt dhe ta dërgojnë në komisariat. I gjithë incidenti u mbyll fatmirësisht pa të lënduar të tjerë përveç vetë autorit.

Ai është qëlluar disa herë në gjymtyrë. Të shtëna armësh ishin dëgjuar përpara se të mbërrinte policia në zonë dhe autoritetet besojnë se ka pasur padyshim një përpjekje për t’i tërhequr efektivët atje.

Agresori përdorte një armë gjysmë automatike, por nuk thuhet se e çfarë lloji. Në hetimin e ngjarjes do të përfshihet edhe FBI-ja, citon top channel.

Baby Boo