QËLLOHET ME ARMË SHQIPTARI NË ITALI


Një shtetas shqiptar është qëlluar me armë zjarri në shtetin italian.

Ngjarja ka ndodhur në Falerone të Italisë, dhe mësohet se atentati ka ardhur pas një sherri mes dy shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

I plagosuri u transportua në spitalin “Murri” të Fermos, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Baby Boo