Qefali Havziu: Xherma ishte, është dhe mbetet përgjithmonë me BDI-në dhe Ali Ahmetin


Bastionet e BDI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të shumtë, por disa janë të veçantë. I tillë, bastion i veçantë, është Xherma, fshat, rrëzë maleve të Sharrit, fshat i bujarisë, besës e trimërisë.

Kështu ishte edhe kësaj radhe, kështu edhe do të mbetet, sepse, Gjerma është e tëra frymë kombëtare, e tëra është shqiptare, ashtu edhe do të mbetet. Në tubimin e jashtëzakonshëm, u dha edhe zotimi për Kryeministrin shqiptar.

Një falënderim për banorët e Xhermës e dha Qefali Havziu, i cili thekson se Xherma çdo herë e dha votën për BDI-në, nga 2002 e deri sot, dhe më 15 Korrik, pret fitoren e madhe.

Z. Qefali Havziu, fitoren e radhës ia dedikon Komandantit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Ja postimi i z. Havziu në fb:

Edhe një herë i falënderoj bashkëfshatarët e mi për përkrahjen qe ma jepni në çdo cikël zgjedhor nga 2002 e deri më 2020 ju jam mirënjohës dhe përkulem para jush ku me 15.07 do të korrim fitoren e radhës më të madhe për t’ia dedikuar Komandantit dhe Liderit të BDI-së z. Ali Ahmeti!

Baby Boo