Që 1 vit dështoi, por Lajcak paralajmëron se ka plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi


Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, po paralajmëron se ka planet të reja në lidhje me dialogun mes dy shteteve. Ani pse deri tani Lajcak ka dështuar dhe nuk ka arritur asnjë lloj marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka treguar për punën e tij para ambasadorëve dhe delegatëve të BE’së.

Lajcak që deri tani ka arritur vetëm takime boshe mes palës kosovare dhe asaj serbe, nuk ka sjellë ndonjë rezultat të ndonjë marrëveshje. Ai madje vetëm ka propozuar ide të rrezikshme dhe ka kërcënuar Kosovën se duhet ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit për të arritur marrëveshje me Serbinë.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë Lajcak.

Kujtojmë se Lajcak njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1357410870826008577?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1357410870826008577%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fqe-1-vit-deshtoi-por-lajcak-paralajmeron-se-ka-plane-te-reja-per-dialogun-kosove-serbi%2F

Baby Boo