Qasje ndaj indicieve në dokumentet osmane në lidhje me Skënderbeun


ERMAL NURJA Osmanolog, Tiranë

Nuk ka dyshim se historiografia shqiptare, por jo vetëm ajo, e ka vënë në qendër të hulumtimeve të saja kryesore zbardhjen e jetës dhe veprimtarisë politike-ushtarake-diplomatike të Skënderbeut.
Burimet perëndimore janë më të njohura për historiografinë shqiptare, falë edhe veprimtarisë së madhe shkencore për botimin kritik të materialeve dokumentare që ruhen në arkivat perëndimore, kryesisht ato të shteteteve mesjetare italiane, ku vendin kryesore zë Venediku. Nuk duhen lënë pa përmendur edhe dokumentacioni ar- kivor spanjoll dhe ai raguzian për rëndësinë që kanë për temën tonë.

Po të marrim parasysh burimet arkivore perëndimore që janë identifikuar dhe botuar deri më sot, mund të thuhet se ato përfshijnë të dy llojet: edhe ato të dala nga kancelaria e Skënderbeut, edhe ato nga letërkëmbimi zyrtar, që flasin në vetën e tretë për Skënderbeun.
Ideja e botimit të dokumenteve është përmbushur pjesërisht nga punime të tjera, por ende nuk është kryer një botim unifikues i mate- rialit arkivor që ka të bëjë me figurën dhe veprimtarinë e Skënder- beut. Një ndërmarrje më e madhe shteruese në këtë drejtim duket që do të mbes si ambicie e viteve në vazhdim, pas këtij 550 vjetori të datës së vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skën- derbeut.
Nga kancelaria e Skënderbeut dimë të jenë hartuar plot 22 shkre- sa, gjysma e të cilave (11 copë) kanë mbërritur në origjinal deri në ditët e sotme.
Megjithatë qëmtimi dhe zbulimi i burimeve osmane që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut vazhdon ende të mbetet një fushë e pazbardhur mirë.
Burimet dokumentare osmane ruhen në masë të madhe nëArki- vin e Topkapisë, Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll, bi- blioteka Atatürk në Taksim të Stambollit dhe në arkivin e Tapu Ka- dastro në Ankara.
Në ndonjë rast të rrallë mund të gjenden burime në ndonjë arkivë tjetër (sherijet) ose kopje dokumentesh në epistolar të hartuar më vonëqë ruhen në ndonjë bibliotekë në Turqi apo nëEvropë (Maqedo- ni, Bullgari).
Ndonëse të pakta në numër, informacionet në burimet arkivore osmane të evidentuara deri më sot, kanë formuar pika të rëndësish.
Kristo Frashëri, Letrat e Skënderbeut, Studime për epokën e Skënderbeut III, Ti- ranë 1989,191-202.

me diskutimi në historiografinë shqiptare. Kjo ka të bëjë me faktin se në dallim nga një pjesë e madhe e burimeve perëndimore të kohës (duke përjashtuar burimet financiare dhe vendimmarrjet për çështje politiko-ushtarake-ekonomike), që janë dokumente në formë raporti, ku raportuesit shprehin edhe opinionet e tyre qëtë shumtën e tyre nuk janëfakte, dokumentacioni osman (në dallim të theksuar nga li- teratura historike e kronistëve dhe historianëve osman) është e na- tyrës së pastër administrative ushtarake-financiare, që nuk përmban interpretime në vetvete, por krijon mundësi interpretimi, më së shumti për faktin se ajo duhet kontekstualizuar me sistemin dhe in- formacionet paralele të dokumenteve të tjera osmane. Më poshtë po radhisim disa nga dokumentet osmane që njihen në origjinal ose në mënyrë të tërthortë nga burimet perëndimore:
Raporti i Mustafait: Dokumenti gjendet në arkivin e Topkapi Sa- rajit, nën siglën E-6665. Stili i shkrimit të dokumentit është divan. Dokumenti është botuar tërësisht për herë të parë nga historiani turk İsmail Hakkı Uzunçarşılı(Uzunçarshëllë) në Kongresin e 6-të Turk të Historisë, mbajtur mes datave 20-26 tetor 1961.6
Një përkthim i dokumentit është kryer nga Myqerem Janina dhe u botua tek gazeta Bashkimi, numri i datës 5/III/1967.7
Nuk është e qartë në qoftë se autorët shqiptarë nuk janë në dijeni të botimit integral të dokumentit në kongresin turk të vitit 1961, apo ata qëllimisht e kanë anashkaluar atë, për të dhënë idenë se po e bo- tojnë vetë për herë të parë.
Se çfarë pozite mbante Mustafai në administratën osmane lokale të Rumelisë, nuk është e qartë pasi autori i shkresës i drejtohet sull-
6 İsmail Hakkı Uzunçarşılı, Arnavutluk Prensi meşhur İskender bey’e ait orijinal bir vesika, VI Türk Tarih Kongresi, 20-26 Ekim 1961, 359-363.
7 Më pas u ribotua tek vepra Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV, Burime os- mane, Selami Pulaha, Universiteti i Tiranës, Tiranë 1968.

tanit me gjuhë përvuajtjeje, modesti insitucionale, kur shprehet si fa- kiri, një gjuhë tipike e përdorur nga administrata osmane. Fakti që ai është personi përgjegjës që lëshon akte mirëbesimi (shefkatname) tregon se ishte me gradë të lartë në administratën ushtarake osmane. Historiani turk Ismail Haki Uzunçarşılı shprehet se ai duhet tëishte sanxhakbeu i Krujës.
Përkthimi i botuar në veprën e Selami Pulahës është si më poshtë:
Madhërisë së tij, të sinqertit dhe të lumturit!
Pas lutjeve të vazhdueshme, të mira e të panumërta dhe pas për- shëndetjeve të dlira dhe të pasosura që rrjedhin nga thelbi i zemrës dhe shpërthejnë nga burimi i konsideratës, i parashtroj me sinqeritet zemrës suaj të ndritur dhe të pashoqe sa më poshtë:
Nahija e Mysjes është një vend që kufizohet nga dy anë me detin dhe një anë me njëlumëtë rrjedhshëm, për tek ajo nuk ka asnjë shteg hyrjeje tjetër përveç një vendi. I ngjan një ishulli. Nga shtegu i lumit deri në det ka një distancë prej një dite rrugë. Përveç shtegut që përmendëm nuk ka tjetër rrugë për vajtje e ardhje, duke qenë kështu një vend për t’u strehuar armiqtë. Më parë u qe parashtruar se [nahi- ja e Mysjes] nuk është një vend që mund tëpushtohet(zabt) pa e futur atë nën zotërimin e sanxhakut dhe pa vendosur ndërkohënjë vojvodë të përhershëm dhe të pavarur të sanxhakbeut. Madje edhe sikur na- hija të varet nga sanxhaku, prapëseprapë ajo bën përjashtim nga vendet ku njeriu i sanxhakbeut kohë më kohë mund të shkojë aty pa qenë i informuar më parë për situatën. Njoftimet nga deti është vështirë që të merren. Tani ajo zotërohet në formë zeamet-i dhe zaimi
8 İsmail Hakkı Uzunçarşılı, Arnavutluk Prensi meşhur İskender bey’e ait orijinal bir vesika, VI Türk Tarih Kongresi, 20-26 Ekim 1961,360.
9 Fjalët në kllapa janë vënë prej meje dhe gjenden në tekstin origjinal të dokumentit.

i saj shkon në brendësi të vendit, por nuk qëndron midis tyre dhe nuk ka mundësi gjithashtu të qëndrojë mes tyre. Në qoftë se ajo na- hije futet në zotërimet e sanxhakut atëherëpushtohet(zabt), përndry- she është i pamundur pushtimi(zabt) i saj. Gjithashtu të marësh e të japësh njoftime nga ana e detit është e pamundur. Ata [banorët e Mysjes] nuk futin mes tyre njerëz që janë nga vendet e huaja ose që nuk janë prej personave të sundimtarit të tyre.
Qëllimi i mikut (muhib) tuaj nuk është që të kërkoj të mbetem në këtë sanxhak dhe të nxjerr përfitime, qoftë unëmiku i juaj, qoftë ndonjë tjetër nuk mund ta pushtojë(zabt) atë pa e futur nën zotërimet e sanxhakut, përpjekjet e mundimet tona i kushtohen vetëm punëve të padishahut. Nga selia e shtetit qe urdhëruar që mua, mikuttuaj, do të më dhurohej një sanxhak me vlerë500’000 akça, tanika njëqesr prej 10’710 akçe. Nahija e Skurjes zotërohet sëbashku me zeametin e Mysjes, kështu që në rast se selia e lartë tregohet shumë bujare dhe më dhuron [zeametin e Mysjes] sëbashku me Skurjen, kjo është shumë e vyer për mua dhe në qoftë se ma dhuron pa Skurjen, do- methënë vetëm nahijen e Mysjes, duke e plotësuar këtë me qesrin e sanxhakut tonë, atëherë formohet më lehtëzevaidi dhe ajo është godi- tur dhe grabitur, nuk ke çfarë të marrësh prej saj. Meqenëse njoftimi nga deti është i lehtë ne kërkojmë që njerëzit tanë të venë e të vinë lehtësisht, në qoftë se nuk veprohet kështu atëherë nuk është e mun- durpushtimi (zabt) i saj, kështu që ai është një vend që mund të ndodh në të çdogjë. Në qoftë se ndodh si rasti kur njerëzit tanë shkuan dhe nuk u kthyen, atëherë ju e dini dhe mos më pyesni mua mikun tuaj. Kjo që parashtruam është më e mira dhe më e përshtatshmja për punët e padishahut, mbrojtësit të botës, masat e tjera i takojnë famës dhe nderit tuaj.
~61~

Si dhe ta dini se Jovani që kishte nën sundim Mysjen e sipërpër- mendur, qëndroi brenda në Mysje për mjaft kohë, pastaj rrethoi Krujën (Akçahisar) dhe patën ndodhur shumë luftëra. Një djalë i Jo- vanit në fjalë, i quajtur me emrin Iskender, që kishte hyrë në kuadrot e timareve duke dal prej selisë së shenjtë, kërkoi zeametin e Mysjes, si dhe kërkoi prej meje, mikur tuaj, një letër rekomandimi (şefkat- name) për selinë e shtetit. Megjithëse kërkesën ia morëm parasysh dhe sa për formë ne po i japim një letër rekomandimi, por juve mos t’u shkojë aspak ndërmend që t’i jepni zeametin e sipërpërmendur, për arsye se ai është djali i sundimtarit të mëparshëm të vendit të sipërpërmendur. Duheni domosdoshmërisht të tregoheni të rezer- vuar, të tjerat i di madhëria e juaj. Për hir të Zotit u rrittë dhe u zgjattë për jetë hija e juaj.
Robi juaj, më i ngratë, fakiri Mustafa.
Dokumenti në fjalëështë bërë temë debati shkencor në mesin e historianëve shqiptarë. Sipas K. Biçokut, Mysja përfshihej në sanxha- kun shqiptar në vitet 1431-1432, kryengritja e Gjon Kastriotit ngjau më vitin 1428-1430, prandaj dokumenti i Mustafait duhet të jetë viti 1430.10 Sipas Selami Pulahas nahija e Mysjes nuk përfshihej në sanxhakun shqiptar, por në atë të Ohrit, kryengritja e Gjon Kastriotit ngjau në vitin 1434, dokumenti i takon periudhës pas vitit 1438.11
Sipas David Lukës, krahina e Mysjes ekziston vetëm në doku- mentacionin historik dhe duhet të jetë Arbnia e hershme.12
10 Kasem Biçoku, Pozita administrative e politike e krahinës së Misies dhe rëndësia e saj në veprimtarinë e Gjon Kastriotit dhe të Skënderbeut gjatë viteve 30 të shek. XV, Studime Historike, 1973/2,29-56.
11Selami Pulaha, Mbi gjendjen në vitet 20-30 të shek. XV në tokat shqiptare dhe mbi qëndrimin e klasës feudale kundrejt pushtimit osman, Studime për epokën e Skënderbeut III, Tiranë 1989, 269-324.
12 David Luka, Krahina e Mysjes, Studime Historike, 1977/1, Tiranë, 407. ~62~

Në përkthimin në shqip bien në sy disa pika, që po i parashtroj më poshtë:
Nuk mund të përkthehet pushtim, fjala zabt, qëgjendet në tekstin origjinal, sepse ajo do të thotëvë nën kontroll, bëj zap. Ky lloj përk- thimi mund të krijojë idenë tek lexuesi se nëpunësi osman e konside- ronte veten si pushtues, gjë qëpërbën anakronizëm. Nuk ka dyshim se ajo qënëpunësiosman e konsideronte kontroll nga pozicioni i tij, për shqiptarët ishte pushtim, por kjo nuk mund të çoj në deformim të tekstit. Së dyti bërja zapt mund të nënkuptojë edhe faktin se zona e Mysjes kishte pasur njëherë statusin e timarit, por më pas pushteti osman nuk kishte arritur ta vendoste nën kontroll të plotë sa të mblidhte pa kokëçarje detyrimet financiare të saja, që ishte edhe sy- nimi final i zbatimit në terren të sistemit të timareve.
Ka një mospërputhje nga ajo që shkruan Mustafai sa i përket fak- tit nëse komunikimi me anë të detit ishte i mundshëm apo jo. Në fil- lim të tekstit thuhet se komunikimi nuk është i mundshëm, ndërsa më pas pohohet e kundërta. Në fakt arsyeja përse sanxhakbeu kër- kon marrjen e Mysjes, është pikërisht dalja e saj në det. Të gjithë sanxhaqet kishin dalje në det, pasi kjo nënkuptonte të ardhura për sanxhakbeun, falë tregtisë me vendet e huaja në kohë paqeje apo edhe kontrabandë nëkohëlufte.
Shkresa në mënyrë të tërthortë tregon edhe marrëdhënien ndër- administrative osmane, në raste të caktuara dhe mund të jetë indicie që jo përherë duhen trajtuar si fakte të kryera akte të tilla mirëbesimi nëse ato nuk janë vënë në zbatim. Ai e pajis Skënderbeun me një akt mirëbesimi, ndoshta sepse kështu e kërkonte edhe tradita adminis- trative, por nga ana tjetër dërgon një shkresë sekrete, me të cilën kërkon që mos të merret parasysh akti në fjalë. Në shkresën e tij se- krete ai shpreh haptazi edhe motivimin përse Mysja nuk i duhej
~63~

dhënë Skënderbeut, madje shpreh edhe lutjen e tij që zeameti në fjalë t’i dhurohej atij personalisht.
Tahriri përmbledhës (icmal) i Shqipërisë: Regjistri osman i ta- hririt të Shqipërisë (Arvanid) është edhe regjistri më i vjetër i llojit të tij që njihet deri më sot. Ai ruhet në arkivën osmane të Kryeministrisë në Stamboll. Një transliterim i regjistrit është botuar nga historiani turk Halil İnalcık (İnallxhëk).13Regjistri osman tahrir iShqipërisë i vi- tit 1430/1431 citon tre pika në lidhje me Gjon dhe Skënder beun, si pjestar i hierarkisë ushtarako-administrative osmane, qëjanë:
1) Fshati Marmur, me 17 hane, me dokument (biti) të Skënder beut birit të Jovanit iu bashkua babait të Haxhi Zaganosit, në faqen katër.14
2) Nëntë copë fshatra iu bashkuan vilajetit të Dhimitri Gjonimës prej dokumentit (tahvil) të Skënder beut birit të Jovanit, timari në fjalë u regjistrua në regjistrin e Jovan ilit, në rast nevoje le të lexohet aty.15
3) Iu bashkua për shkak të punës së vyer, bazuar në shkresën e kadiut të Krujës dhe Skënder beut.16
Ashtu siç ndodh edhe në rastin e dokumentit të Mustafait, babai i Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), i njohur në historiografinë shqiptare si Gjon, në dokumentet osmane, por edhe ato perëndimore është njohur me emrin Yovan (Jovan) ose Ivan. (VAZHDON)

Baby Boo