Qasja Besa-VMRO, Kasami: Takimet janë të natyrshme


Lëvizja Besa kërkon formimin e një Komisioni shtetëror për reforma në sistemin juridik. Komisioni të formohet nga Parlamenti ose presidenti ndërsa në përbërjen e tij të jetë një ekspert i SHBA-së dhe një i BE-së të cilët pos misionit vëzhgues të jenë edhe vendimmarrës. Pos ekspertëve ndërkombëtar, kreu i BESËS propozon që pjesë e komisionit të jenë edhe përfaqësues të partive parlamentare si dhe ekspertë të tjerë dhe përfaqësues të sektorit civil të cilët ndjekin reformat në gjyqësor.

Ky Komision do të ketë për detyrë të ofrojë zgjidhje profesionale dhe efikase për reformën përfundimtare të vëzhguar nga SHBA dhe BE. Nga konkluzat e këtij komisioni duhet të rrjedh edhe procesi i vettingut në gjithë institucionet dhe instancat e sistemit juridik. Në procesin e vettingut vlerësoj se duhet aktivisht të jenë të kyçur përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së edhe atë jo vetëm në rolin e vëzhguesit por edhe si vendimmarrës- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjës “Besa”.

Lidhur me zërat nëse Lëvizja Besa dhe VMRO po përgatiten për një koalicion, Kasami as nuk pohon dhe as nuk mohon. Ai tha se është shumë e natyrshme që dy parti opozitare të mbajnë takime dhe të koordinojnë aktivitetet ndërmjet tyre.

Nëse është normale dhe shumë e natyrshme të komunikojë partia pozitare me opozitën dhe kemi dëgjuar edhe deklarata të tilla se VMRO ka kontakte edhe me parti pozitare, edhe me LSDM edhe BDI-në, është shumë e natyrshme që ne si opozitë të takohemi dhe të koordinojmë aktivitetet tona- tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjës “Besa”.

Në takimin e fundit mes Mickoskit dhe Kasamit, siç u bë e njohur është biseduar për nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe rëndësinë për miratimin e një ligji për Prokurorinë Publike.

Baby Boo