Qarkullimi rrugor nëpër rrugë të thata dhe me intensitet normal


Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Nga 01.07.2018 filloi të zbatohet regjimi kohor i komunikacionit në periudhën verore, nga 01.07 deri 31.08, në rrugët shtetërore të Republikës së Maqedonisë, me çka ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme.

Intervalet kohore janë:e premte 17:00 -22:00, e shtunë ora 09:00-18:00 dhe e diel ora 09:00-22:00. Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej ora 11:00 deri në orën 17:00. Kufizimi nuk ka të bëjë për automjetet të cilat transportojë kafshë, lule, ndihma humanitare, drithëra dhe mallra të paqëndrueshëm, naftë dhe derivate të naftës, transport i materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat kryejnë transport për kompani të cilat kanë nënshkruar marrëveshje për realizim të projekteve në rrugët shtetërore me NP Rrugët shtetërore.

Nga data 01.07.2018 filloi të zbatohet regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën e verës, nga 1 korriku deri më 1 shtator në rrugën magjistrale A2:Shkup-Ohër-Shkup me çka ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavave.

Intervalet kohore janë:e premte 15:00-22:00, e shtunë ora 07:00-12:00 dhe 18:00-24:00 dhe e diel ora 07:00-22:00. Ky regjim i veçantë i komunikacionit vendoset gjatë verës me qëllim të largimit të pritjeve në komunikacion në rrugën e cila të çon deri te vendi turistik më i vizituar i Republikës së Maqedonisë, zvogëlimi i pritjeve në pikat për pagesë të taksës rrugore dhe në përgjithësi qarkullim më të shpejtë i automjeteve dhe lëvizje e lirë pandërprerë e turistëve. Kufizimi nuk ka të bëjë për automjetet të cilat transportojë kafshë, lule, ndihma humanitare, drithëra dhe mallra të paqëndrueshëm.

VIADUKT TREJD – Gostivar do të kryejë punë ndërtimore për ndërtimin e shtegut të këmbësorëve në pjesën Petrovec-Rzhaniçino, pjesë e rrugës rajonale P – 1102, Komuna Petrovec, Shkup në kohëzgjatje prej 90 ditëve nga e dita e martë (26.06.2018)

Shoqëria SHPKNJP “Asfalt”-Shkup, njofton se janë duke u zbatuar punime ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore Gjevgjeli në periudhën nga 21.06.2018 deri më 18.10.2018 në rrugën magjistrale A1 në aksin rrugor Demir Kapia- Gjevgjeli në afërsi të pikës pagesore Gjevgjeli dhe anasjelltas vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit dhe paralajmërohen shoferët të vozisin me kujdes.

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17.

SHN Beton SHA Shkup njofton se prej 21.02.2018 filluan aktivitetet ndërtimore për Rehabilitimin e rrugës shtetërore P1102, aksi rrugor nga Petroveci deri në Katllanovë, në pjesën e mbikalimit Konjare drejtë Katllanovës (rruga e vjetër). Për këtë nevojë, do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat komunikacioni në aksin e njëjtë.

NN “Ilinden” – Strugë njofton se nga 30 janari i këtij viti në rrugën rajonale P-1201 nga “Biljanini izvori” – lagjja Konjsko ka filluar ndryshimi i regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi është shënuar me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Preseka-Pesoçan) prej 3+300km deri në 5+600 km nga data 20.09.2017 është vendosur ndryshim kohor i komunikacionit (kalimi nga një anë e rrugës në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.

Nga 08.12.2017 në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë, filloi ndryshimi i regjimit të komunikacionit, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore. Kalueshmëria do të shënohet me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Shoqëria “Beton SHA Shkup” njoftoi se prej 20.10.2017 filluan aktivitete ndërtimore – rikonstruimi dhe rehabilitim i rrugës shtetërore A2 Saraj – Grupçin. Për këtë do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.

LAMM rekomandon që shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar në vendet ku kryhen punët ndërtimore në rrugë dhe t’i respektojnë udhëzimet e sinjalizimit të sapovendosur vertikal.

Informata për qarkullim nëpër JASEN

Drejtimi rrugor i cili e lidh qytetin e Shkupit me Makedonski Brod:

Shkup drejt Makedonski Brod 06:30-09:00 dhe 16:00-18:00

Makedonski Brod drejt Shkupit 05:00-06:00 dhe 18:20-20:00

Baby Boo