Pyetja e referendumit, Bilalli: Të jetë në kontekst eurointegrues


Derisa pushteti kërkon mënyrën për të formuluar pytjen e referendumit, gjithnjë e më të zëshëm janë analistët politik  lidhur me formulimin e pyetjes, njofton “TVM2”. Analisti politik Mersel Bilalli vlerson se pyetja do të duhet të formulohet në kontekst të integrimeve euroatlantike, sepse  vetëm në këtë mënyrë referendumi mund të jetë i sukseshëm.

“Nëse pyetja parashtrohet në drejtim a jeni për marrëveshjen me Greqinë duke u integruar në Unionin Europian dhe NATO, mendoj se kjo është pyetja më afirmative dhe stimulative për votuesit se sa alternativa tjetër që shpesh flitet a jeni për ndryshimin e emrit. Dallimi është shumë i madh dhe në qoftëse e parashtroni këtë pyetje votuesve kjo asocon në mënyrë negative dhe jo afirmative” – tha analisti politik, Mersel Bilalli.

 

Analisti politik Petar Arsovski konsideron se duhet me kujdes të mendohet pyetja që do të parashtrohet në referendum, në mënyrë që të mos ketë dilema për qytetarët.

“Është e pamundur të parashtrohet  pyetje a jeni “për” ose “kundër”marrëveshjes dhe si do që të vendos shumica i njëjti të jetë obligativ për elitën politike. Egziston mundësi të parashtrohet pyetja a jeni pro marrëveshjes me Greqinë dhe nëse referendumi është i sukseshëm, kjo  i detyron elitat politike të mbështesin referendumin, ndërsa në qoftëse i njëjti dështon nuk i detyron ata të zhbëjnë marrëveshjen. Është e mundur edhe pyetja e kundërt. A jeni kundër marrëveshjes me Greqinë,  nëse referendumi është i sukseshëm atëherë elitat politike detyrohen të zhbëjnë marrëveshjen ndërsa nëse i njëjti nuk  është i sukseshëm, ata nuk i detyron  që të implementojnë marrëveshjen” – deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.

Analistët Bilalli dhe Arsovski nuk janë të sigurt se deri në vjeshtë a do të ketë kohë dhe vullnet  të majftueshëm politik për ti bërë ndryshimet të ligjit për referendum. Për Arsovskin nuk ka dyshime se një referendum obligativ për çështjen e emrit do të ishte i sukseshëm nëse hiqej fare cencusi i parashikuar prej 50 +1 %, dhe shkohet në referendum në bazë të shumicës së fituar të qytetarëve për çështjen e emrit. “Vlerësoj se kjo çështje meriton  “fushën e drejtë  për garë” dhe i njëjti duhet të kaloj me  hallall në opinion, për këtë arsye mendoj se duhet hequr censuzin dhe  dy bllokat politike ti nxjerrin votuesit e tyre në referendum dhe kush do ta shumicën, partia politike të detyrohet se do të veproj në të ardhmen konform përgjigjës së qytetarëve në referendum” – thotë, Petar Arsovski.

Për Mersel Bilallin, edhe faktori ndërkombëtar mund të luajë rol të rëndësishëm sa i përket referendumit.

“Mendoj se në këtë drejtim duhet qasur mirë me faktorin ndërkombëtar i cili mund dukshëm të ndikoj në mobilizimin e masës përmes mesazheve dhe përmes pjesëmarjeve të drejtpërdrejta. Unë mendoj se do të ketë strukturë të mirë të organizuar edhe në planin e  brendshëm dhe në atë  ndërkombëtar të cilat do të mobilizojnë masën për referendum të sukseshëm” – shprehet Mersel Bilali.

Referendumi për çështjen e emrit pritet të realizohet në  vjeshtë, për ti dhënë mbështetje qeverisë për të ndryshuar emrin kushtetues të vendit të nënshkruar në marrëveshjen mes qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë, me qëllim të integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Baby Boo