“Putin vuan nga kanceri, lahet në gjakun e drerëve”, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për shëndetin e Putinit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lahet me gjakun e drerëve, të nxjerrë nga brirët e tyre. Gjithashtu ai shoqërohet vazhdimisht nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides, thonë raportet.

Putin u njoh me ilaçin e pazakontë nga ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe mesa duket u kënaq në një vaskë që përmban një ekstrakt aromatik nga brirët e drerit të mbushur me gjak në mesin e viteve 2000.

“Daily Mail” shkruan se ende nuk ka asnjë provë që brirët e drerit të kuq Altai, vendas në Siberi, ndihmojnë në përtëritjen e trupit. Por pavarësisht kësaj, thuhet se presidenti rus është një fans i kësaj teorie.

“Putin vuan nga kanceri, lahet në gjakun e drerëve”/
Raportet vijnë nga media investigative e Projektit – e bllokuar në Rusi dhe tani funksionon nga jashtë.

Sipas kësaj medie, Putin nuk është i vetmi adhurues i trajtimeve të bazuara në gjakun e kafshëve. Një ish-zyrtar tha se emra të mëdhenj në rrethin elitar të Kremlinit, duke përfshirë kryetarin e Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyani dhe krein e Gazprom, Alexey Miller, kanë provuar ekstraktin e brirëve.

Por jo vetëm kaq, pasi zyrtarë të tjerë thuhet gjithashtu se shijojnë resortin Kivach, ku marrin klizma të përditshme; një procedurë e njohur për përfitimet e saj detoksuese.

Baby Boo