Putin thotë se ata që janë në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka konsideruar akt tradhtie dhe thikë pas shpine për popullin veprimet e forcave mercenare Wagner, por pa i përmendur ata apo liderin e tyre Yevgeny Prigozhin.

Në një adresim të shkurtër për popullin rus, Putini ka premtuar ndëshkim për ata që kanë marrë këtë “aventurë kriminale”.

“Të gjithë ata që shkuan në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi. Forcave të armatosura u janë dhënë urdhrat e nevojshëm. Ajo që ne po përballemi tani është tradhti. Interesat personale kanë çuar në tradhtinë e vendit tonë dhe kauzës që forcat tona të armatosura po luftojnë”, ka thënë Putin.

Putin thotë në fjalimin e tij drejtuar kombit se si president dhe komandant rus “do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin tim”.

“Dhe ata që kanë organizuar një rebelim të armatosur do të mbajnë përgjegjësi. Ata që kanë shkuar me ta, ju bëj thirrje që të ndaloni veprimet tuaja kriminale”, ka thënë ai.

Putini ka thënë se do të bëhet gjithçka për ta stabilizuar gjendjen në qytetin e Rostov-on-Don, por ka pranuar se situata është shumë e vështirë atje për shkak të “kryengritjes së armatosur”.

Në Rostov, puna e administratës civile dhe ushtarake është në thelb e bllokuar”, ka thënë Putin.

Presidenti rus ka bërë thirrje për unitet dhe se nuk do të lejojë luftë civile në Rusi.

Baby Boo