Putin sfidon Perëndimin: Kemi sistemet e fundit luftarake dhe armë hipersonike


Vladimir Putin ka zbuluar se në përbërjen e arsenalit luftarak të vendit të tij, janë tashmë dhe armët hipersonike.

Presidenti i Rusisë u shpreh se edhe pse i posedon këto armë, nuk do të përdoren si dhe bëri thirrje për zhvillimin e forcave tokësore.

Rusia nuk do përdorë armët hipersonike, edhe pse i kemi, njësoj si sistemet e tjera të fundit”, tha Putin në një intervistë televizive të publikuar së fundmi. “Ne duhet të bëjmë shumë për zhvillimin e forcave tokësore, edhe pse tani kemi armë hipersonike. Ne nuk do i përdorim ato, por i kemi. Ka edhe sisteme të tjera të fundit në arsenalin rus”, tha Putin në një intervistë televizive të publikuar së fundmi.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Gjykata e Hagës dha një urdhër-arresti për Vladimir Putin me akuza për krime të rënda lufte.

Baby Boo