Putin paralajmëron NATO-n: Hyn në luftë kushdo që vendos zonë ndalim-fluturimi


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se cilido shtet që vendos një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, konsiderohet se ka hyrë në luftë.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, thotë presidenti rus.

Në një kontekst ushtarak, një zonë ndalim-fluturimi është një zonë ku ndalohet hyrja e avionëve për të parandaluar sulmet ose mbikëqyrjen.

Por ajo duhet të zbatohet me mjete ushtarake – domethënë, duke rrëzuar aeroplanët e mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka fajësuar “dobësinë” dhe “përçarjen” e NATO-s për refuzimin për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi.

NATO ka thënë se kjo do të çonte në një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në shumë vende të tjera.

Baby Boo