Putin: Ndryshime pozitive në bisedimet me Ukrainën


Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës për pushtimin e fqinjit të saj. “Ka disa ndryshime pozitive, negociatorët nga ana jonë më raportuan,” i tha Putin homologut të tij Bjellorus Aleksandër Lukashenko gjatë një takimi në Moskë. Ai shtoi se negociatat “tash po zhvillohen pothuajse çdo ditë”.

Putin premtoi se do ta mbajë të “informuar” aleatin e tij Lukashenko mbi procesin e negociatave. Nga ana e tij Lukashenko pas takimit me Putinin tha se deri në fund të vitit njerëzit veçmë do të harrojnë se ka pasur një konflikt mes Rusisë dhe Ukrianës, ndërsa ekonomitë kombëtare do të ripërtërihen. Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa runde bisedimesh që kur Putini dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt. Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve.

Baby Boo