Putin ka nënshkruar tërheqjen nga pakti bërthamor me SHBA-në


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin e suspendimit të traktatit për armët bërthamore me SHBA-në, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Reuters, përcjell REL. 

Rusia pati thënë muajin e kaluar se do të suspendojë traktatin pasi Shtetet e Bashkuara fillimisht thanë se do të tërhiqen nga marrëveshja.

Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729.

Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen.

Ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse.

“Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet evropiane, janë të vështira për t’u vërejtur andaj është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me paktin” pati thënë Stoltenberg.

Baby Boo