“Putin jep urdhrin për sulm mbi Ukrainën”/ Alarmon gazetari amerikan: Ja kur do të fillojnë bombardimet ajrore!


Gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin raporton se Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Madje, ai tha se sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve.

Ai e përshkruan pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një ngjarjes katastrofike, e cila do të shkaktojë një numër të madh viktimash, ndërsa qëllimi i rusëve është largimi i Kevit nga ndikimi Perëndimor dhe ndryshimi i qeverisë.

Baby Boo