Puthje e përqafime të zjarrta mes Dagzit dhe Einxhelit pas mbarimit të spektaklit të BBV


Në mbrëmjen e së martës në spektaklin Big Brother VIP, nuk kaloi pa u diskutuar marrëdhënia e re mes dy banorëve të shtëpisë, Einxhel dhe DJ Dagz. Ky i fundit ka shprehur prej kohësh hapur pëlqimin ndaj prezantueses shqiptare, gjersa Einexhel ka qenë më e ngurtë në pranimin e ndjenjave për Dagzin. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe mbrëmjen e spektaklit, ku Einxhel vazhdoi të kishte dilema dhe të ishte jo e lirshme në lidhje me këtë temë.

Mirëpo përkundër asaj që ndodhi në spektakël, duket se dyshja kanë pasur një moment intim vetëm për vetëm pas mbarimit të tij.Kjo pasi në një video të publikuar nga vet Big Brother VIP në Instagram, ata mund të shihen kur pas spektaklit kanë shijuar puthje dhe përqafime të zjarrta me njëri-tjetrin.

Kur u pyet për puthjen në spektakël, Einxhel tha se herën e parë kishte qenë e dehur dhe se mund ta kishin evituar një çast të tillë.Ajo mori madje edhe një video-mesazh nga motra e Dagzit, e cila në një farë forme i dha aprovimin për të qenë bashkë, duke e cilësuar Einxhelin si një femër të pëlqyeshme për vëllain e saj.

<a href="http://

“>

Baby Boo