Puthja në buzë mes miqve (të gjinisë së kundërt) nuk është gabim, por s’është e zakonshme


Kjo është Nicole Kidman në vitin 2003, kur fitoi çmimin Oscar për “Aktoren më të mirë” për “The Hours”, teksa puth prezantuesin Denzel Washington.
Prap Nicole Kidman një vit më vonë, duke puthur në buzë ikonën Lauren Bacall në Festivalin e Filmit Amerikan në Deauville.

Në 2015-n, puthi shoqen e ngushtë Naomi Watts në “Women in Film Crystal + Lucy Awards”.
Puthja në buzë mes miqve (të gjinisë së kundërt)
Sërish Nicole Kidman duke puthur në buzë Alexander Skarsgard në vitin 2017, kur fitoi çmimin si “Aktori më i mirë në një rol joprotagonist” për “Big Little Lies” në Emmy Awards. Ai mbrapa, që duartroket (puthjen?) është bashkëshorti, Keith Urban.

Për të gjitha herët e këtyre puthjeve, me ose jo me gjininë e kundërt, njerëzit – amerikanët e konsideruar si perëndimorë dhe jo vetëm – kanë pasur diçka për të folur, kritikuar, koment për të dhënë. Mediat nuk i kanë anashkaluar puthjet e Kidman. Arsyeja? Jo sepse veprimi i saj është gabim, por sepse nuk është normë; pra nuk është normale.
Me “normale” nuk i referohemi konotacionit negativ, por “diçkaje që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave; që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, që nuk shmanget nga norma”. Me fjalë të tjera, nuk janë të zakonshme, të paktën jo për gjininë e kundërt.

Në “Për’Puthen”, u diskutua puthja në buzë mes miqve. Një prej konkurrenteve, Sara, kishte puthuar në buzë një prej djemve, Rinianin. Ajo u shpreh se ishte incident, ndërsa Riniani tha se ishte e qëllimshme. Sidoqoftë, opinionisti Arjan Konomi theksoi se puthjet në buzë janë normale për kulturat perëndimore, gjë që u kundërshtua nga të pranishmit në studio, por edhe komentet online.
Sigurisht që puthjet në buzë mes miqve, përfshirë edhe ata të gjinisë së kundërt nuk përjashtohen. Shoqet e ngushta ndodh të puthen në buzë. Një djalë/vajzë mund të puthë një shoqe/shok në buzë, ndërsa djemtë puthen shumëëë rrallë në buzë me njëri-tjetrin (nëse nuk kanë lidhje romantike). Për rastin e fundit kemi edhe të famshmen “puthje sovjetike”, por kjo është tjetër çështje.

Baby Boo