Pushteti nuk ka haber kur do ta formojë Komisionin për Antikorrupsion


Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, edhe pas katër muajsh po vazhdon të mbetet i ‘’ngrirë’’, përderi sa Qeveria dhe Kuvendi ende hamenden për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë.

Nga Qeveria thonë se nuk ndjehen përgjegjës për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Komisioni kurse për këtë përgjegjësin ia hedhin Kuvendit.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucion i pavarur. Qeveria e Maqedonisë nuk është përgjegjëse për punën e komisionit, as për zgjedhjen e anëtarëve të saj. Unë do të udhëzoj që përgjigjen e pyetjes ta kërkoni në Kuvendin e Maqedonisë”, deklarojnë nga Qeveria.

Nga ana tjetër, nga Kuvendi si organ kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Komisioni thonë se ende presin njoftim për zgjedhjne e anëtarëve të rinjë.

Ndryshe në raportin e fundit të progresit, të publikuar para një muaji BE kritikoi qeverinë se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Pas këtyre kritikave  kryeministri Zoran Zaev u zotua se do të gjejë zgjedhje, kurse paraljmëroi dhe Ligj të ri për këtë Komision.

Mestjerash, Komisioni Evropian ka kërkuar nga qeveria që të riafirmojë vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, duke hetuar rastet e korrupsionit, ku janë përfshirë funksionarë të lartë të pushtetit. Komisioni gjithashtu ka sugjeruar integrimin e Prokuroria Publike Speciale në sistemin e prokurorisë për të mundësuar mbrojtëje në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë ligjore për përgjimet e paligjshme.

Baby Boo