Pushimet verore dhe të rinjtë, çfarë me librat?!


Nga Mr.Donika Bakiu

Njerëzit që punojnë në banka dhe institucione tjera përveç shkollave fillore dhe të mesme  kanë pushim më pak se tjerët .  Shumica e njerëzve kanë pushime rreth 3 javë  çdo vit, plus festat shtetërore .

Zakonisht pushimet e tyre i bëjnë në verë, në korrik ose gusht. Shumë njerëz që punojnë marrin një pushim dy javor gjatë verës. Nxënësit e shkollave  janë në pushime nga 10 qershor deri në fillim të shtatorit. Vendet më të frekuentuara  për  pushime  janë Shqipëria, Turqia, Greqia ,Kroacia dhe Mali i Zi. Kushtet ekonomike janë pengesa kryesore që shumica e qytetarëve nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e pushimit veror nëpër vende të ndryshme turistike.Gjatë këtij studimi të rinjtë na tregojnë se a preferojnë të lexojnë gjatë pushimeve verore kudo që t’i kalojnë.

Një nga anketuesit thotë :‘’Pushimet janë shumë të rëndësishme për ne dhe ne duhet të gëzojmë ato kudo që të kemi mundësi ti kalojmë . E pra, këtë vit unë do të shkoj  në Sarandë (Jalë , Borsh) …. Shumë njerëz  nuk kanë ide se është një rivierë e mrekullueshme në Shqipëri , isha dhe vitin e kaluar  Gjithçka ishte  perfekte duke përfshirë këtu detin, vendin, hotelet, ushqim dhe natyrisht njerëzit po ashtu preferoj të lexoj romane si psh : ‘’ Gruaja e njeriut që udhëtonte në kohë – Audrey Niffenegger etj.‘’, një i /e anketuar tjetër thotë : ‘’Në këtë verë  do ta vizitoj Durrësin . Më pëlqen shumë kështu që unë do të kaloj një kohë të mrekullueshme e  kam vizituar Durrësin për 10 herë, por vitin e ardhshëm ndoshta do të shkoj në Ulqin   sepse kam dëgjuar se është mahnitës  po ashtu preferoj të lexoj romane si psh:  “I huaji” nga Albert Kamy “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko ‘’. Një anketues tjeër thotë : ‘’Po unë do të  shkoj në Mal të Zi me prindërit e mi, sepse jam ende i ri për të shkuar me miqtë e mi në një vend tjetër.

Më pëlqen të takoj shokë  të rinj. Më pas do të shoj në  Kroaci.’’ , një anketues tjetër thotë ‘’  Unë do të shkoj me pushime në Greqi. Është një vend i bukur dhe me deti Egje është shumë i ngrohtë po ashtu preferoj të lexoj dhe romanet e preferuara janë  “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark  dhe “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk ‘’. Një anketues thotë : ‘’ E preferoj Turqinë , paketat turistike janë të lira aty përfshihet ushqimi, fluturimi dhe gjithçka që ofron hoteli , po ashtu preferoj të lexoj romane nga Ismail Kadare ose Fatos Kongoli‘’ .

Baby Boo