Punonjësit mund ta paraqesin presionin në vendin e punës në ueb faqen e MSHIA


Ministria për shoqëri informatike dhe administrat; prej sot në faqen e saj t; internetit mundëson mjetin ku mund të raportoni presionin në vendin e punës. Ministri mërr përsipër të përcjellë gjitha raportimet të marra tek organet kompetente për veprim të mëtutjeshëm.

Raportimi është anonim por përderisa personi i cili raporton dëshiron të ndajë të dhënat tij personale ato do të jenë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale për të cilën tashmë janë marrë masa përkatëse teknike dhe organizative.

Në pajtim me Ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës:

“I punesuari ose personi i angazhuar me marreveshje, i cili merr pjesë në punën tek punëdhënësi, e që konsiderojnë se i ekspozohet shqetësimit në vendin e punës, duhet me shkrim t’i drejtohet personit për të cilin konsiderojnë se e shqetëson dhe t’i sugjerojë se sjellja e tij është e papërshtatshme, e papranueshme dhe e padëshiruar, me qëllim të zgjidhjes së gjendjes së kontestuar, përkatësisht rastit, pa ngritje të procedurës për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës dhe ta paralajmerojë se do të kërkoje mbrojtje ligjore nëse sjellja e tillë menjëherë nuk ndërpritet. Kërkesa për mbrojtje nga shqetësimi parashtrohet deri tek personi përgjegjës te punëdhënësi ose person tjetër i autorizuar te punëdhënësi. Kërkesë mund të parashtrojë edhe përfaqësuesi i sindikatës, personi kompetent për punët për siguri dhe shëndet gjatë punës ose për menaxhim me resurse njerezore dhe përfaqësuesi i punëtorve, pas pelqimit me shkrim të të punesuarit i cili konsideron se i ekspozohet shqetësimit në vendin e punës”.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë dhe ministri Damjan Mançevski i thërret të gjithë të punësuarit në sektorin publik t’i raportojnë të gjitha presionet e mundshme me të cilët ata përballen në vendin e tyre të punës.

Raporto presionin në vendin e punës! http://mioa.gov.mk/?q=mk/eform/submit/prijava

Baby Boo