Punonjësit e hotelit në Paris gjejnë në fshesën me korent një unazë diamanti. Vlera e saj është marramendëse!


Humbja e një unaze me vlerë 750 mijë euro shkaktoi shqetësim në hotelin Ritz në Paris. Pyetjet nëse ishte një grabitje e planifikuar me përpikmëri apo thjesht një pakujdesi shqetësoi edhe policinë.

The Guardian raporton se një kliente malajziane raportoi në polici unazën e humbur të diamantit, por më vonë unaza u gjet.

Hoteli tha se sigurimi kishte gjetur unazën në qesen e fshesës me korent. Historia nuk ishte e mjaftueshme për të larguar të gjitha dyshimet rreth asaj që ndodhi, por hoteli tha se klienti i tij ishte i kënaqur nga lajmi.

“Ne dëshirojmë të falenderojmë stafin në Ritz Paris që u mobilizua për këtë kërkim dhe që punon çdo ditë me integritet dhe profesionalizëm”, tha klientja.

Klientja, e përshkruar vetëm si një biznesmene malajziane, i tha policisë se ajo e kishte lënë unazën në një tavolinë, ndërsa shkoi për të bërë pazar në qytet për disa orë. Kur ajo u kthye në dhomë, unaza ishte zhdukur.

Një ditë pasi ajo paraqiti ankesën, hoteli tha se ishte ende duke kërkuar, por policia kishte mbërritur për të hetuar dhe prokurorët ishin gati për të marrë çështjen në dorë nëse dyshimet tregonin për një hajdut të nivelit të lartë.

Nuk do të ishte hera e parë që hoteli i famshëm diskutohet për këto çështje. Një anëtare e paidentifikuar e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 800,000 euro nga suita e saj në vitin 2018, dhe muaj më parë pesë burra të armatosur kishin dalë me bizhuteri me vlerë më shumë se 4 milionë euro nga vitrinat brenda hotelit.

Baby Boo