Punonjës të MPB-së të infektuar me Covid-19


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deri më tani , 19 punonjës nga kjo Ministri janë diagnostikuar me Covid-19.

MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 135 personave ndërsa 53 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer 1.753 kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit.

Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 117 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 89 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Brenda 24 orëve të fundit nga karantina shtetërore kanë dalë 767 persona ndërsa janë futur 29 perona tjerë.

Baby Boo