Punëtorët e se*ksit marshuan sot në Shkup, kërkojnë dekri*minalizim të punës dhe të drejta të barabarta


Punëtorët e seksit marshuan sot në Shkup, me thirrjen për dekriminalizim të punës së tyre dhe trajtim të barabartë si gjithë të tjerët që gëzojnë të drejtat e njeriut dhe të punëtorëve në shoqëri. Marija Tasevksa duke folur në emër të organizatës “Star” për punëtorët e seksit në Ballkan, tha se po kalojnë periudhë të vështirë në kohë pandemia dhe se janë grup i anashkaluar nga masat e qeverisë. Kërkuan sjelljen e kornizave ligjore për rregullimin e veprimtarisë së tyre, ndërsa Tasevska shtoi se dekriminalizimi i punës së seksit do t’i bënte të jetonin pa stigmatizim dhe frikën e dhunës, sepse puna e seksit në Maqedoni ende llogaritet si shkelje e rendit dhe qetësisë publike dhe që llogaritet si vepër penale.

“Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksit në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi. Kërkojmë dekriminalizim të punës së seksit sepse kjo do ta kufizonte keqpërdorimin policor dhe dhunën”, tha Monika Tasevska nga organizata “Star”.
Video: https://www.facebook.com/watch/?v=431493565253808

Baby Boo