Punëtorët e N.P “Parkingu i Qytetit-Tetovë” letër të hapur Teuta Arifit


Në redaksinë e portalit Pa Censurë ka arritur një letër e hapur për kryetaren e Tetovës Teuta Arifi nga disa punëtorëve të N.P “Parkingu i Qytetit-Tetovë”. Portali Pa Censurë ua sjellë të plotë shkrimin.

E nderuara zonja Teuta Arifi Përmes kësaj shkrese desha vetëm të ua bëj me dije,jo që ju nuk jeni e informuar por sidiqoftë unë të jua rikujtoj se:
1.
Ne fillim kur u formua ishte krenaria e juaj dhe në cdo paraqitje  publike nuk e aneshkalonit,u formua kah fundi I vitit 2015 me siguri u shkon ndërmend se per cka flas por nëse nuk jeni ne dijeni po jua rikujtoj behet fjale per N.P “Parkingu I Qytetit”Tetovë.
Me përmallim kujtojmë fillimet e saja se edhe ne si punëtor te thjeshtë ndjeheshim krenar dhe te ua them te drejten se mezi pritnim të tregojme qe edhe ne jemi pjese në krijimin e kësaj ndermarrje,por dalengadale me kalimin e kohës si dhe me lënien e të njëjtës pas dore nga ana e juaj erdhi koha qe unë të jem vetëm pershkrues i situatës permes kesaj letre.
2.
Krenaria e juaj tani eshte transformuar ne fole te krimit dhe nëse do te kishit pak interesim vetem me nje kontrollim dhe ate sipërfaqesor do te vertetoheni me keëëte konstatim.
3.
Moskontrollimi i juaj apo mungesa e një mekanizmi kontrollues nga ana e juaj solli që deri  sa ne si punëtor kryejme detyrimet tona dhe presim rrogat e muajit Mars menaxhmenti i akredituar nga ana e juaj feston 1 Majin edhe ate familjarisht ne Durrës te Shqiperisë.
4.
Me buxhetin e ndërmarrjes bëhet rregullimi dhe regjistrimi vjetor i veturave private te disa punëtoreve qe janë bashkëounetor te tyre.
5.
Dënimi I bllokatorit eshte selektiv,te njejtin e paguan vetem I varfëri ndërsa te gjith ata që kane edhe nje lidhje më të vogël me menaxhmentin lirohen pa pagese{brenda dites mund lirisht te them se numri I tyre kalon  10 }.
6.
Një numër i madh i lëshimeve bëhet me dhenien e llogarive fiskale,me pretekst se te njejten do e paguaj menaxhmenti.
7.
Drejtori i juaj i sapoemëruar gati nje vit e huazon {me qera}veturën private dhe për të njejtën merte nje shumë te majme kompenzimi ,dhe ne fund vetura u zhduk sikur mos me qene fare.
8.
Njeri nga kamionet qe ne i quajme merimangë eshte I marur gati dy vjet me qera me një shume maramendëse,ndersa perfitimet nga merimanga nuk i mbulojne harxhimet vetëm të qerasë e jo dicka më tepër.
9.
Disa nga punëtoret në terren ,me theks të vecantë disa punojnë për vete me bekimin e menaxhmentit.
10.
Hierarkia e ndërmarrjes nuk funksionon,me një fjalë cdo kush është drejtor pasi që drejtori nuk ështe gati se asnjeherë në zyre.
11.
Kane formuar ves kampimi dhe gati se per cdo vikend me disa nga punetorët shkojne në kampim për peshkim me te gjitha pajisjet që edhe ndonje kampist me përvoje do ua kishte ziline.
12.
Sistemi apo programi I bërë enkas per këtë ndermarrje është vetëm sa per sy e faqe aspak nuk perdoret nga ana e punetorëve kuptohet me bekimin e menaxhmentiti nga kjo nenkuptohet se thjeshte bejme inkasimin e popullit.
13.
Orari i punës nuk respektohet fare nga ana e tyre dhe njëkohesisht edhe nga punëtoret prandaj pala për të kryer një shërbim të vogël duhet te zvaritet me ditë apo të shprehem me sakte me javë te tera.
14.
Në parkigjet e mbyllura jane dhëne kartele vjetore me teper sa mund te mbajne të njejtit.
15.
Është duke shkuar muaj qershor ne presim akoma rrogat per muajin prill.

Dhe per fund dua te ceki që edhe ne jemi njerëz dhe durimi jonë është kah fundi ,sic permenda edhe në fillim jo që ju të gjitha këto fakte nuk i dini por qëllimi i vetëm i kësaj letre eshte qe në momentin kur do te pëlcet mos mbroheni me frazën se ju nuk keni qenë e njoftuar me ate se cfar ndodh në “krenarine “tuaj.

Me respekt, disa nga punetorët e N.P “Parkingu i Qytetit-Tetovë”.

Baby Boo