Punëtorë të mbi 60 firmave kanë paraqitur raste të mos pagesës së K-15


Punëtorët e 62 firmave që gravitojnë në vendin tonë e kanë informuar OJQ“Glasen Tekstilec”, se nuk kanë marrë fare ose kanë marrë minimalisht prej 100 deru 500 denarë regres për pushim vjetor, e njohur si K-15.

Kristina Ampeva nga OJQ “Glasen tekstilec”, thotë se rastet e paraqitura janë nga Shtipi, Shkupi e Kumanova por edhe nga qytete tjera të vendit, transmeton Pa Censurë.

Sipas të dhënave me të cilat posedojnë, 46 kompani maqedonase nuk kanë paguar fare regres për pushim vjetor deri në afatin e paraprarë ligjor. Deri te “Glasen Tekstilec’ ka pasur paraqitje edhe për 16 firma që e kanë paguar pjesërisht K-15.

‘Sërish kemi nga 500 denarë, apo 100 denarë pagesë. Nga ato 62 firma që janë paraqitur, 46 nuk kanë paguar fare. Inspekrorati shtetëror i punës do të shkojë, do tu tregojë se duhet të paguajnë K-15, megjithatë marrëveshja kolektive lejon pagesën e shumës qesharake prej 500 ose 100 denarë që ta kalojnë obligimin…’, tha Ampeva, shkruan Pa Censurë.

Ajo vlerëson se vendimet ekzistuese ligjore lejojnë firmat të cilat do të tregojnë se firma punon me humbje, të paguajnë shuma minimale.

“Le të sillet Ligj i ri për marrëdhënie pune dhe brenda të tij të qëndrojë decid se K-15 u takon edhe të punësuarve në sektorin publiK edhe atyre në sektorin privat, të jepet vlera minimale, që të mos gjindemi në situata të tilla’, thotë Ampeva.

Pjesa më e madhe e firmave të paraqitura janë nga industria e tekstilit apo lëkurës, por ka edhe shtëpi private shëndeti, shërbime kargo, auto shkolla, firma që mirren me shërbime hotelierike, kazino e shitore.

Baby Boo