Punët keq për Avdullah Hotin: Ministria e Punëve të Jashtme mund të “prishë” formimin e Qeverisë Hoti


Pak ditë para se të dal në votim në Kuvend votimi i Qeverisë Hoti, çështja e pazareve duket se mund të vë në dyshim votat e mjaftueshme për këtë Qeveri.

Burime bëjnë të ditur se Behxhet Pacolli ka kërkuar përsëri Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, shumë i vendosur është Ramush Haradinaj i cili nuk ka lejuar që njëra nga katër ministritë e garantuar nga koalicioni me LDK-në të futet në “pazar”.

Haradinaj ka qenë lideri i parë që ka publikuar emrat e ministrave nga partia e tij dhe është shumë i vendosur që të njëjtit të mbesin të tillë.

Megjithatë, Pacolli me dy votat e tij në parlament nuk dëshiron që të mbetet duarthatë.

Lideri i AKR-së vazhdon të pëlqejë Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilën e mbante edhe në qeverisjen e kaluar.

Në rast se nuk gjindet gjuha e përbashkët, Pacolli mund të kushtëzojë me dy vota në Kuvend votimin e Qeverisë Hoti.

Dy votat e tij kanë peshë të madhe ngase numrat pro Qeverisë Hoti në Kuvend janë të limituar dhe në dyshim duke e patur parasysh se ka deputetë edhe nga LDK-ja që nuk janë bindur në votimin e kësaj Qeverie.

Baby Boo