Punësimet në prag të referendumit, Carovska: Punësojmë kuadrin e domosdoshëm


Ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska, i ka cilësuar punësime të domosdoshme, konkurset e reja të hapura në qendrat për punë sociale.

Sipas saj, këto punësime nuk kanë asnjë lidhje me referendumin për emrin, por janë pjesë e strategjisë që zgjat gjithë vitin, për të përmirësuar sistemin e shkatërruar për mbrojtje sociale.

“Në qendrat për punë sociale janë punësuar rreth 200 persona, sepse, deri më tani  kishte sistem në të cilin 50 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në qendrat ishte kuadër jo profesionist ,mesatarisht profesional ose i pakualifikuar për punë sociale dhe mbrojtje sociale. Kjo tendencë do të vazhdojë , jo për shkak të referendumit, por sepse është koha që sistemi për mbrojtje sociale të ngrihet në këmbë dhe po punësojmë kuadrin cilësor që ka mbetur në Maqedoni”

Në lidhje me pyetjen se sa nga buxheti dhe nga cilat burime MPPS do të ndajë mjete për fushatë për referendumin, ministrja u përgjigj se Qeveria po bën analiza për mundësitë buxhetore në tërësi dhe gjatë javës së ardhshme do t’i kumtoi të dhënat” – tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.

 

Baby Boo