Pulmologu Morina: Ndodh që pacientët me COVID-19 i trajtojmë edhe korridoreve


Pulmologu Morina: Ndodh që pacientët me COVID-19 i trajtojmë edhe korridoreve
Publikuar 22:50 29 Korrik, 2020
Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ndër klinikat më të ngarkuara me pacientë që trajtohen për koronavirus.

Në këtë klinikë për momentin janë duke u trajtuar rreth 100 pacientë ndërsa ka edhe mungesë stafi për shkak se një pjesë e personelit janë prekur nga COVID-19.

Gjashtë nga mjekët e këtij reparti përfshirë edhe drejtoreshën, 14 infermierë, një teknike e radiologjisë dhe dy punëtorë të sigurimit janë të infektuar me COVID-19.

Pulmologu Besim Morina thotë se kjo klinikë ka pasur mungesë të pulmologëve edhe para fillimit të pandemisë ndërsa sipas tij me ardhjen e pacientëve me COVID-19 situata është rënduar edhe më shumë.

“Situata është e vështirë pasi që ne edhe para pandemisë kemi pasur mungesë të personelit mjekësorë. Disa nga specialistët tjerë janë para pensionimit dhe momentalisht specialistë të pomologjisë jemi vetëm shtatë pasi tre të tjerë nuk janë duke kujdestaruar për shkaqe shëndetësore ndërsa gjashtë specialistë tjerë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19”, deklaroi për RTV Dukagjinin pulmologu Besim Morina.

Baby Boo