“Pucko Petrol” fiton tender të ri nga shteti


Kompania “Pucko Petrol”, pronë e kryetarit të BDI-së në komunën e Pllasnicës, Ismail Jahoski fitoi biznes të ri nga shteti. Pas tenderit prej 15 milionë euro për furnizimin me karburant për autobusët e NTP- Shkup, Pucko Petrol lidhi kontratë të re me Shërbimin për punë të përgjithshme në vlerë prej 3 milionë denarëve, apo 50 mijë euro për furnizim të vajit ekstra të lehtë për ngrohje për këtë dhe sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja mes “Pucko- Petrol” dhe Qeverisë

“Shitësi obligohet ta porosit lëndën e marrëveshjes deri tek rezervuarët për ruajtjen e vajit ekstra të lehtë për amvisëri në objektet e Vila Dojran, kompleksit të vilave Ohër, Vilës në Kodrën e Diellit, Vila 2 Shkup, Vila 3 Shkup dhe Klubi i organeve republikane- Shkup”.

Përveç këtyre dy tenderëve, “Pucko- Petrol” paraprakisht fitoi edhe tenderin për furnizimin e karburantit për automobilat zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë në vlerë prej 34 mijë eurove. Përmes arkivit të Byrosë për Furnizime Publike mund të shihet se në gjashtë muajt e parë të vitit, kompania “Pucko- Petrol” në mënyrë aktive merr pjesë dhe fiton në tenderët për furnizimin e institucioneve me karburant dhe vaj për ngrohjen e amvisërive. Në mesin e furnizimeve më të mëdha publike në CV-në e ndërmarrjes së kryetarit të Pllasnicës është furnizimi i karburanteve dhe vajit për ngrohje prej 150 mijë euro për Spitalin e Ohrit dhe vajin për ngrohje për spitalin në Strugë me vlerë prej 100 mijë euro. Në listën e institucioneve që „Pucko-Petrol“ sivjet ua ka shitur shërbimet, janë edhe Komuna e Studeniçanit, Agjencia për Ushqim dhe Veterineri, Komunën e Sarajit, si dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Përmbledhja e thjeshtë e informacioneve të kapshme publike e Byrosë për Furnizime Publike tregon se „Pucko-Petrol“ për biznese nga gjysma e parë e këtij viti, nga shteti do të arkëtojë një shumë marramendëse prej 16 milionë e gjysmë euro.
https://youtu.be/UNp8dQ0qbDk

Baby Boo