Publikohet xhirimi i hetimit të djalit, i cili vrau 17 shokë shkolle: “A të thanë zërat të marrësh avokat?


Në shkurt të këtij viti, Nicolas Cruz ka vrarë 17 persona në shkollën e mesme në Parkland – ndërsa policia ka vendosur që ta publikojë xhirimin e hetimit të djalit, të cilin, kur ta gjykojnë, e pret burgu i përjetshëm apo dënimi me vdekje.

Nicolas Cruz i ka thënë inspektorit se kanë filluar t’i shfaqen demonët, të cilët i kanë thënë të djegë, të vrasë e të shkatërrojë.

Hetuesi në këtë ia kthen se ka mundur t’i ndalojë demonët sikur të donte, e kjo ka bërë që djali të trazohet dhe të sillet çuditshëm.

“Kam dashur t’i ndaloj demonët”, ka vazhduar me nerva Cruz, duke prekur kokën.

“Mendoj se ti i do demonët tu”

“Po sillesh ashtu, sepse kjo që po të flas ka kuptim, ndërsa ty nuk të pëlqen. Mendoj se ti i do demonët tu”, ka thënë hetues, e pas kësaj Cruz e ka humbur fare dhe vetëm ka thënë se do avokat.

“A ta thanë këtë zërat të marrësh avokat”, ka komentuar inspektori dhe pas kësaj ka dalë nga dhoma.

Në video shihet se djali ka vazhduar të sillet ngapak me histeri, duke kruar me agrisivitet dorën./gazetametro.net

Baby Boo