Publikohet video e masakrës së lushnjes: si u arratisën me “Benz” autorët, dëshmitarët vrapojnë të tmerruar


Dy të rinj u vranë në mes të Lushnjes rreth një vit më parë, në një atentat me armë zjarri.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, u qëlluan për vdekje nga atentatorët Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, por asnjëri prej tyre nuk ishte shënjestra e atentatit. Objektivi ishte Sajmo Xheliu, i cili mundi të largohej.

Ky ishte atentati i dytë që i bëhet Xheliut, pas atij të një viti më parë, më 25 shtator të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti mbetën të plagosur.

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Repolitix” të Report Tv ka publikuar pamjet e momentit kur autorët largohen me shpejtësi, vetëm pak sekonda pas atentatit.

Në video duket makina Mercedes Benz ngjyrë gri që largohet nga vendngjarja ndërsa qytetarët aty pranë vrapojnë të tmerruar, pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.

Baby Boo