Publikohet thirrje e re publike nga IPARD 2, në vlerë prej 9.6 milion eurove


Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, njoftuan thirrjen e re nga programi IPARD 2.
Hoxha deklaroi se bëhet fjalë për Thirjen Publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël” përmes së cilës në periudhën e ardhshme, 9.6 milion euro do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet mikro dhe të vogla për realizimin e investimeve në disa sektorë.

Me thirrjen e sotme publike për Masën 7, kompanitë ekzistuese, si dhe ato të reja do të kenë një mundësi të madhe për të zhvilluar marka të reja të ëmbëlsirave, pijeve, kapaciteteve akomoduese për turizm rural i cili indirekt do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale deklaroi Arjanit Hoxha.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 22 gusht 2021. Të gjithë palët e interesuara mund të shkarkojnë dokumentacionin e nevojshëm nga faqja në internet e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk.

Baby Boo