Publikohet harta me vendlindjet e njerëzve më të famshëm në mbarë botën, Rita Ora tregon me krenari origjinën e saj (FOTO)


Ditën e djeshme, është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.

Harta e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mban emrin e këngëtares me famë botërore Rita Ora. Duke treguar edhe një herë se është krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me më shumë se 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

Këngëtarja ka lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu. Ajo ishte vetëm një vjeçe kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se Rita Ora së shpejti do të mbajë një koncert në Tiranë në 6 shtator. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Baby Boo