Publikohet fotografia, kurorëzohet Melisa me Andin?


Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Melisa dhe Andi, janë përfolur vazhdimisht për një lidhje të mundshme mes tyre, ku shpeshherë ndjekësit i kanë kapur ‘mat’ dyshen duke bërë ‘shopping’. Por, që një gjë e tillë nuk është pranuar asnjëherë nga ta.

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi ku dyshja shihen pranë njëri-tjetrit dhe se mediat në Shqipëri raportojnë se dyshja janë kurorëzuar. Ndonëse nuk dihet se ndoshta e gjithë kjo mund të jetë pjesë e ndonjë videoklipi.

Pasi, Melisa ka publikuar këngën e saj të parë dhe Andin e kemi parë së fundmi pjesë të një videoklipi.
Andi kishte dal nga emisioni si çift me Tea Trifonin, ku kjo e fundit pas daljes nga emisioni tregoi që e gjitha ishte ‘lojë’ dhe është në lidhje me konkurrentin nga Kosova, Beartin. Por, se kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pasi dyshja konfirmuan ndarjen gjatë muajit të kaluar.

Melisa ishte larguar nga programi pasi që ndihej e ofenduar nga të tjerët dhe se nuk kishte dal pothuajse me të gjithë konkurrentët në takim dhe se nuk e gjente vetën të asnjëri.
Ish-konkurrenti, Fation Kuqari gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”, kishte deklaruar se Melisa ka një lidhje tjetër duke ngjallë reagime të shumta dhe se që nga ajo kohë ai nuk flet më me të e as me Andin. E që ndjekësit besojnë se Andi dhe Melisa janë në një lidhje.

Baby Boo