Publikohet fotografia e parë e dy pengjeve të liruara nga Hamasi


Izraeli ka konfirmuar se dy pengje amerikane që mbaheshin nga Hamasi janë liruar. Tani është publikuar fotografia e parë e tyre pas lirimit.

SHBA mirëpret lirimin e dy amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi dhe “ndan lehtësimin që po ndiejnë familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre”.

Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë të premten, shkruan CNN.

Por ka ende 10 amerikanë të tjerë që mbeten të pagjetur në këtë konflikt,” vazhdoi Blinken, duke shtuar se ata janë mes rreth 200 të tjerëve nga vende të ndryshme që mbahen në Gaza, duke përfshirë burra, gra, të moshuar dhe fëmijë.

“Secili prej tyre duhet të lirohet”, tha Blinken.

Blinken deklaroi se “puna urgjente për të liruar çdo amerikan të vetëm, për të liruar të gjithë pengjet e tjera, vazhdon”.

Baby Boo