Publikohen shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 viktime dhe 767 raste të reja me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.

Baby Boo