Publikohen shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të vdekjeve nga koronavirusi në vend.
Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Gjilani, Prishtina, Drenasi, Ferizaj, Klina dhe Suhareka.

Personi më i ri që ka vdekur nga kjo sëmundje që nga dje është i moshës 64-vjeçare, derisa më i moshuari i moshës 78-vjeçare.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP’së.

Baby Boo