Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë


Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vd*ekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste komuna Gjilan 18 raste komuna Gjakovë 13 raste komuna Ferizaj 10 raste komuna Pejë 10 raste komuna Fushë Kosovë 6 raste komuna e Lipjan 6 raste komuna Obiliq 6 raste komuna Kllokot 4 raste komuna Prizren 4 raste komuna Viti 3 raste komuna Deçan 2 raste komuna Drenas 2 raste komuna Malishevë 2 raste komuna Podujevë 2 raste komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë Kamenicë Rahovec dhe Skenderaj.

Baby Boo