Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 159 raste të reja me koronavirus.

Zemaj ka shkruar se janë testuar 1 mijë e 245 mostra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënur rekord mostrave të testuara për COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Baby Boo